Rëzohet aktakuza që 'torturoi' qytetarin nga Gjakova

Prokurori Ali Uka ka hequr dorë nga aktakuza e Prokurorisë së Gjakovës ndaj të akuzuarit për falsifikimin e 100 eurove, Ali Xërxa.

Xërxa akuzohej nga Prokuroria se në deponimin e 1000 eurove në Bankën Ekonomike në Gjakovë, prej tyre 100 euro kanë dalë të falsifikuara.

Në fjalën e tij përfundimtare, prokurori Ali Uka hoqi dorë nga aktakuza ndaj të akuzuarit Ali Xërxa për falsifikim të parasë, me arsyetimin se ndaj të njëjtit nuk është vërtetuar fajësia e tij.

Pas kësaj, gjykata me aktgjykim refuzoi akuzën e Prokurorisë.

Ali Xërxa ishte deklarua i pafajshëm.

https://kallxo.com/shkurt/deponon-1000-euro-ne-bankomat-prej-tyre-100-fals/

Në këtë çështje penale ishte ndërruar trupi gjykues, pasi që i akuzuari Ali Xërxa, në një seancë në muajin tetor kishte kërcënuar gjykatësin Gëzim Pozhegu.

Gjykimi për 100 euro fals, dëshmon analisti i bankës

Kallxo.com kishte raportuar për këtë rast.

Sipas aktakuzës e cila u refuzua nga Gjykata, pasi prokurori hoqi dorë, Ali Xërxa, duke e ditur që paraja është e falsifikuar, në bankomatin e Bankës Ekonomike në Gjakovë kishte deponuar shumën prej 1000 euro dhe nga kjo shumë 100 euro kanë qenë të falsifikuara.

Aktakuza pretendonte se punëtori i Bankës pas zbrazjes së aparatit të bankomatit ka vërejtur paranë në vlerë prej 100 euro të falsifikuar dhe ka njoftuar personat zyrtarë.