Gjykimi ndaj Shaban Gogajt - 31.01.2022 - FOTO KALLXO.com
Refuzohet kërkesa e Shaban Gogajt për përjashtim e dy anëtarëve të trupit gjykues
16.2.2022 - 13:50
Kërkesa e Shaban Gogajt për përjashtim e gjyqtares Violeta Husaj- Rugova dhe gjykatësit Sami Sharraxhiu është refuzuar nga kryetari i gjykatës.
Kjo u bë e ditur në seancën e sotme e cila është duke u mbajtur në gjykatën e Pejës.
Po ashtu edhe gruaja e viktimës – Agonis Tetaj, Albesa Cacaj, ka bërë kërkesë për përjashtim të trupit gjykues.
Në anën tjetër mbrojtësi i prindërve të viktimës, avokati Berat Tmava, tha se ata nuk qëndrojnë prapa asaj kërkesë.
Në seancë nuk është paraqitur avokati Gëzim Kollqaku.
Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK