Foto: Kallxo.com

Rasti Ivanoviq - Zhelko Bojiq kërkohet nga Policia

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, bëri që policia me njësitë elite të saj t`ia mësyjnë edhe kësaj radhe veriut të Kosovës.

Dy zyrtarë policor ishin cak i policisë mëngjesin e sotëm, ku sipas prokurorit special Sylë Hoxha, të njëjtit po dyshohen për fshehjen e provave dhe krim të organizuar.

KALLXO.com merr vesh se zyrtari i parë, R. B. është arrestuar nga policia në aksionin e sotëm, ndërsa zyrtari tjetër policor Zhelko Bojiq nuk është gjetur dhe është në kërkim të policisë.

Policia ka arrestuar sot edhe një tjetër person, djalin e zyrtarit policor Zhelko Bojiq, për armë mbajtje pa leje.

KALLXO.com ka kontaktuar prokurorin Hoxha i cili tha se, të dyshuarit janë duke u intervistuar ndërsa gjatë ditës prokurori do të dërgoj edhe kërkesën për paraburgim.

“Për momentin janë në zyrë, po filloj me intervistim. Po padyshim unë do të kërkoj nga gjykata masat e paraburgimit dhe më pas, gjykata vendos”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Mëngjesin e sotëm, KALLXO.com raportoi në lidhje me rastin e aksionit policor në veri të vendit.

Vrasja e Ivanoviqit, edhe një rast në proceset e gjata nën hetime

 

Vrasja e Ivanoviqit, edhe një rast në proceset e gjata nën hetime

.