Rasti i kanosjes ndaj deputetes Deliu- Kodra, dy të akuzuarit e pranojnë se e kanosën deputeten
Ergim Qorrolli dhe Blend Mjaku, të akuzuar për kanosjen e deputetes Blerta Deliu- Kodra, kanë pranuar se e kanë kanosur deputeten në fjalë.
Sipas aktakuzës kanosja ka ndodhur në vitin 2021 përmes rrjetit social pas një seance të Kuvendit të Republikës së Kosovës. “gjakin bre ta q…, robt bre ti q…, krejt ata të gjall e ata më të afërmit ti q…, bre k***n e nanës ta q…, zoti shpirtin ta marrt qysh o mas keqi bre k***en e serbis ta q…”- ishin fjalët që i kishin përdorur të akuzuarit.
“Jam fajtor, nuk e përsëris më” – deklaroi i akuzuari Ergim Qorolli.
“E ndjej veten fajtor dhe më nuk do ta përsëris” – deklaroi i akuzuari Blend Mjaku.
Ndërsa për të akuzuarin e tretë Mirand Terzija është veçuar procedura penale dhe ndaj të njëjtit gjyqtari i vetëm gjykues, Sabit Sadikaj bëri të ditur se kanë lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim të pandehurit dhe konstatimi ka ardhur se i njëjti jeton jashtë vendit.
Mbrojtësi i të pandehurit Ergim Qorolli, avokati Ahmet Ahmeti propozoi që të mbrojturit të tij të i shqiptohet një dënim sa më i ulët, mundësisht dënim me gjobë dhe gjatë përcaktimit të lartësisë së dënimit në të holla të kenë parasysh gjendjen ekonomike të tij dhe se me një dënim sa më të ulët në të holla do të arrihet qëllimi dënimit.
Po ashtu avokati Ahmeti propozoi se në rast se i mbrojturi i tij dënohet me dënim me burgim deri në 6 muaj, t`i zëvendësohet me dënim me gjobë.
Po ashtu edhe avokati Shpëtim Bislimi, i cili përfaqëson të akuzuarin Blend Mjaku, kërkoi nga gjykata që ndaj të mbrojturit të tij nëse shqipton dënim me burgim deri në 6 muaj, atë ta zëvendësojë me dënim me gjobë.
Prokurori Ali Ajdini u pajtua me pranimin e fajësisë të të akuzuarve dhe gjyqtari i çështjes mori aktvendim që të aprovohet pranimi i fajësisë i të pandehurve ndërsa shpallja do të bëhet gjatë kësaj jave.
Ky rast po trajtohet në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
E dëmtuara deputetja Blerta Deliu- Kodra, në deklaratën e saj të dhënë në Polici, por edhe në Prokurori, ka theksuar se ajo dhe familja e saj e kanë ndjerë vetën të kanosur dhe një kohë të gjatë nuk kishte mundur që ta qetësoj vetën si pasojë e së cilës edhe kishte pasur shqetësime shëndetësore.
Çfarë thotë dosja e prokurorisë?
Bazuar në dosjen e prokurorisë, të pandehurit Ergim Qorolli, Blend Mjaku dhe Mirand Terzija po akuzohen se më 19.11.2021, pas një seance të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me dashje dhe seriozisht e kanë kanosur deputeten e Republikës së Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit e kishin bërë këtë përmes rrjetit social “Facebook”, ashtu që i pandehuri Engini Qorolli i ishte drejtuar me fjalët: “gjakin bre ta q…, robt bre ti q…, krejt ata të gjall e ata më të afërmit ti q…, bre k***ën e nanës ta q…, zoti shpirtin ta marrt qysh o mas keqi bre k***en e serbis ta q…”.
Ndërsa i pandehuri Blend Mjaku, sipas aktakuzës thuhet se ishte drejtuar me fjalët: “krejt sha ki ti q…, dekmit ti kisha q.., edhe ti q., kisha pre për zgjalli tkisha gri”. Kurse i akuzuari Terzija ishte drejtuar me fjalët: “krejt robt ti q… ha, qysh UQK terroristë ti q… gjakin e nanës ta q…k***en e dreqit, ta q… sh….. e nanës ho oj sh…. ti q… tdekmit n loqk”, me çka tek e dëmtuara, deputetja Deliu- Kodra është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë.
Me këto veprime Qorolli, Mjaku dhe Terzija po akuzohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Kanosje”.