Rasti i dhunimit të 11 vjeçares, Apeli e kthen në rishqyrtim vendimin për rrëzimin e aktakuzës

Gjykata e apelit ka marrë vendim me të cilin e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë së Prishtinës në rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Me këtë vendim Apeli ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore, me të cilin aktakuza e prokurorisë ishte hedhur si jo e plotë.

Apeli çështjen e ka kthyer në rivendosje.

Apeli ka vlerësuar se aktvendimi i shkallës së parë për hedhjen e aktakuzës, është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimi ankimor të anulohet.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje”- thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit

Sipas Apelit gjyakta e shakllës së parë nuk ka dhënë arsyeje të mjaftuesme ligjore kur ka hedhur aktakuzën.

Arsyet pra janë të pa qarta dhe kundërthënëse mes vete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktit akuzues.

“Gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsyeje të mjaftueshme ligjore kur ka hedh aktakuzat e lartcekura, respektivisht arsyet të cilat janë dhënë nga gjykata e shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave janë të paqarta dhe kundërthënëse në vetvete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktakuzës”- thuhet tutje në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Kallxo.com raportoi se aktakuzat në rastin e të dyshuarve për dhunimin seksual të një vajze 11 vjeçare ishin hedhur poshtë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Gjykata e Prishtinës hedh poshtë aktakuzën ndaj 5 personave të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Arsyetimi i Gjykatës për hedhjen e aktakuzës në rastin e të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares