Bankomat - Foto: REL/Reuters

Rahovec, përdorin eksploziv për të thyer bankomatin

Disa burra në Rahovec mbrëmë kanë përdorur eksploziv për të thyer një bankomat me para të një banke komerciale.

Mirëpo tentativa e tyre kishte dështuar sepse ata nuk kishin arritur ta hapin kasafortën e parave.

Sipas Policisë, të dyshuarit kishin arritur të largoheshin nga vendi i ngjarjes me një audi A4.

“Të dyshuarit kishin arrite të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Audi A4 ngjyrë bronzi në pjesën e pasme kishte pas të vendosur një targë vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe rasti po hetohet nga kompetentët”, thuhet në raportin e Policisë.