Rahovec: Paraburgim të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Qifllak

Prokuroria e Gjakovës ka bërë kërkesë në gjykatën e Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, A.M.,  me dyshimin se ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndës dhe mbajtjes së armëve.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se më 08.05.2019, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri A.M., me dashje dhe për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e tij N.M., duke e qëlluar me armë në gjoks, duke i shkaktuar kështu gjakderdhje të brendshme në zemër.

Prokuroria thotë se i dyshuari pa autorizim ka mbajtur armë dhe municion, të cilën e ka përdorur edhe për vrasjen e tani të ndjerit N.M. Arma ishte konfiskuar pasi që pas kryerjes së veprës, i pandehuri e ka fshehur.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga Gjykata kompetente.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Gjendet një i vdekur në Rahovec, dyshohet për vrasje

Fillimisht për këtë rast, Policia nuk kishte asnjë person të dyshuar.

Policia e Gjakovës ende pa të dyshuar për vrasjen në Qifllak të Rahovecit

Më pas, as Prokuroria nuk kishte të dyshuar.

Vrasja në Qifllak të Rahovecit, Prokuroria ende nuk ka informata për ndonjë të dyshuar

Vrasja në Rahovec, Prokuroria: Ende nuk kemi asnjë të dyshuar