ILUSTRIM - Rrjetet sociale foto REL AFP

Publikuan foto me armë, i arreston Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona meshkuj pasi që kishin publikuar fotografi me armë zjarri në rrjetet e tyre sociale.

Policia e Kosovës ka bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarve në Pejë ku kanë hasur në disa armë.

“Lidhur me rastin është bërë bastisje e shtëpisë së të dyshuarve, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me 35  fishek, një shufër metalike, një boks hekuri dhe një thikë”, thuhet në raportin e drejtorisë së Policisë në Pejë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, vetëm njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.