Komuna e Prizrenit

Prokuroria: Inspektori mbylli sytë para objektit ilegal

Prokuroria e Prizrenit ka kumtuar lajmin për një aktakuzë tjetër për një inspektor të ndërtimeve në Prizren. A.G. inspektor në këtë komunë akuzohet se lejoj ndërtimin e një objekti në zonën e lumit “Lumbardh” në fshatin Reçan.

Aktakuza përshkruarn se inspektori me datë 3 tetor 2017 kishte dalë në inspektim të këtij ndërtimi dhe kishte konstatuar në procesverbal se investitori ka respektuar pikat e kadastrit.

Prokuroria pretendon se ka zbuluar që procesverbali nuk është në rregull dhe invesitori në sytë e inpektorit kishte uzurpuar 155 metra katrorë pronë shoqërore ku nuk ishte i lejuar ndërtimi.