Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Prokuroria: Viktima u rrah pasi fotografoi një vajzë të zhveshur

Disa fotografi dhe video ku shihej kushërira e tyre e zhveshur lakuriq ishin motivi që tre banorë të një fshati të Ferizajt të rrihnin poseduesin e telefonit.

Gjykata e Ferizajt ka shpallur sot aktgjykimin me të cilin tre vëllezërit i ka dënuar me nga 400 euro gjobë për rrahjen të cilën e kryen duke i akuzuar për veprën penale të vetëgjyqësisë.

Sipas prokurorisë pasditen e 7 prillit 2017 tre vëllezërit e kishin ndalur personin i cili pretendohej se kishte fotografi dhe video të vajzës së axhës së tyre të zhveshur.

Tre të pandehurit i kishin marrë dy telefona e pastaj edhe e kishin grushtuar personin që i posedonte fotografitë.

Ky i fundi në seancën e sotme në Ferizaj ka kërkuar që tre të pandehurit të dënohen sipas ligjit.