Ilustrim - Policia në aksion

Prokuroria e Pejës jep detaje për dy të dyshuarit që lëshonin dokumente të falsifikuara të testit COVID-19

 

Një burrë dhe një grua janë arrestuar dje me urdhër të prokurorisë nën dyshimet se kanë falsifikuar dokumente të testit COVID-19.

Me ato dokumente të falsifikuara janë furnizuar qytetarë të ndryshëm.

Prokuroria e Pejës sot ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

Sot gjatë ditës pritet që kërkesa të procedohet në gjykatë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë se Pejës, Shkodran Nikçi.

“Kërkesa për paraburgim shumë shpejtë pritet të dorëzohet në gjykatë”, tha Nikçi lidhur me rastin.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë dje rreth orës 12:55.

Lëshonin dokumente të falsifikuara të testit COVID-19, arrestohen dy të dyshuar