Komuna e Kllokotit

Ngritet aktakuzë ndaj këshilltarit të Kryetarit të Komunës së Kllokotit

Prokuroria e Gjilanit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.E., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’

Sipas aktakuzës, në muajin janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, i pandehuri A.E., si person zyrtar në pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të komunës së Kllokotit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit material dhe shkaktimit të dëmit ndaj operatorit ekonomik ‘’NTP Blina’’, ka tejkaluar kompetencat e tij.

Tutje në akuzën e Prokurorisë thuhet se i pandehuri A.E., kishte arritur marrëveshje verbale me përfaqësuesin e operatorit “NTP Blina” që të vendosë inventarë në objektin e ri të komunës, duke i premtuar se më vonë do të zbatohen procedurat ligjore dhe do të bëhet pagesa nga Komuna e Kllokotit.

Përfaqësuesi i operatorit ekonomik ka vendosur gjithë inventarin e porositur në objektin e ri të komunës së Kllokotit dhe deri më tani nuk është realizuar asnjë pagesë nga komuna, me ç’rast të njëjtit i është bërë dëm material në vlerë prej 4.460 euro.

Me këto veprime, i pandehuri A.E., ka kryer veprën penale keqpërdorim i detyrë apo autoritet zyrtar.