Arkiv

Lufta kundër eksploatuesve ilegal të zhavorit, Prokuroria e Pejës kërkon sekuestrimin e kamionit dhe një bageri

Një kamion dhe një ekskavator të cilët dyshohet se janë përdorur nga një seperacion për eksploatim të kundërligjshëm të zhavorrit në Klinë, Prokuroria e Pejës ka kërkuar që të njëjtit të sekuestrohen.

Siç mëson KALLXO.com këto makineri kanë qenë të bllokuara nga organet kompetente, por se të njëjtave personat e dyshuar u kanë hequr vulat – shiritat ndalues.

“Kërkesa për sekuestrim të kamionit (Saurer) dhe bagerit (Eder) dhe dy çelësave është bërë për shkak të dy veprave penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare” dhe “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”. Rasti ka ndodhur në Klinë në një seperacion të rërës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë dhënë për KALLXO.com.

KALLXO.com dhe emisioni “Drejtësia në Kosovë” kanë raportuar më parë për shkatërrimin e shtratit të lumit ‘Drini i Bardhë “ nga eksploatuesit ilegal të rërës dhe zhavorit.

https://kallxo.com/aktakuze-per-degradim-te-ambientit-ne-peje/

Poashtu ditë më parë KALLXO.com ka raportor edhe për degradimin e shtratit të lumit “Erenik” në Gjakovë nga eksploatimi i rërës dhe zhavorit brenda shtratit të lumit.

https://kallxo.com/si-pasoje-e-degradimit-te-lumit-erenik-komunes-se-gjakoves-i-deshton-plani-per-ndertimin-e-diges/

.