Foto: KPK
Lista përfundimtare e kandidatëve për Kryeprokurorë të Prokurorive të Apelit dhe pesë prokurorive themelore
Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 257 të mbajtur të hënën më 25.11.2024, ka miratuar listat përfundimtare për kandidatët për kryeprokurorë të Prokurorisë së Apelit, Ferizajt, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Prizrenit.
Kandidatë për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit në garë janë, Adnan Bajrami, Arben Ismajli, Ikramije Bojaxhiu, Sebahate Sinani, Shkëlzen Ibrahimi dhe Sheribane Selimi.
Tutje si kandidatë për postin e kryeprokurorit të Prokurorisë së Ferizajt, janë Burim Çerkini dhe Ismet Ramadani.
Për Prokurorinë e Pejës kandidatë janë gjithsej tre, Ersan Qavolli, Sanije Gashi- Seferi dhe Lumturie Vuçetaj.
Kurse për Prokurorinë e Mitrovicës si kandidatë për pozitën e kryeprokurorit janë Zef Prendrecaj dhe Shpëtim Peci.
Kurse në Prokurorinë e Gjilanit kandidat i vetëm është Arben Kadriu. Kandidaturën e vetme e ka paraqitur në Prokurorinë e Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Të gjitha këto lista përfundimtare janë aprovuar me votim nga Këshilli Prokurorial në mbledhjen e 257 të mbajtur më 25.11.2024.
Shpallja e konkursit ishte bërë për Prokurorinë e Apelit dhe për prokuroritë themelore të Ferizajt, Gjilanit, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës në mbledhjen e 255-të.
Ndryshe po në mbledhjen e sotme, KPK ka aprovuar kërkesën e BE-së për qasje në dokumentet vlerësuese të kandidatëve për kryeprokurorë të prokurorive.