Kryeprokurori Lumezi dhe Shoqata e Prokurorëve ngushëllojnë familjen e prokurorit të vdekur nga COVID-19

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, ka ngushëlluar familjen e prokurorit Ismet Ukshini, që në  orët e para të mëngjesit të sotëm ka vdekur, i cili ishte edhe prekur me COVID-19.

“Me lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e prokurorit Ukshini“, thuhet në telegramin e Kryeprokurorit Lumezi drejtuar familjes Ukshini nga Gjilani.

Lumëzi ka thënë se prokurori Ismet Ukshini ishte shembull, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

Gjithashtu edhe Anëtarët e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Prokurorit Ismet Ukshini, ndërsa ata i kanë shprehur ngushëllimet edhe të gjithë kolegëve të prokurorit të ndjerë.

Shoqata e Prokurorëve humbjen e Prokurorit Ukshini përpos humbje për familjen thonë se është edhe humbje për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, sepse prokurori Ismet Ukshini ishte një njeri tejet i përkushtuar, i dinjitetshëm dhe një profesionist i madh në shërbim të institucionit.

Sot gjatë ditës KALLXO.com raporti edhe për vdekjen e një anëtari tjetër në sistemin e drejtësisë, respektivisht të gjyqtari të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, gjyqtarit Shashivar Hoti.

Rastin e kishte konfirmuar kryetarja e kësaj Gjykatën, Afërdit Bytyqi.

“Gjyqtari ka qenë në pushim vjetor ndërsa djali i tij më njoftoi se i është përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur”, kishte sqaruar kryetarja e Gjykatës Afërdita Bytyqi.

Kryetarja Bytyqi ka shtuar se gjyqtari i ndjerë Shashivar Hoti nuk ishte testuar për COVID-19 dhe nuk kishte pasur simptoma të COVID-19, ndërsa mbetet të mësohet se cili kishte qenë shkaku i vdekjes së gjyqtarit Hoti.