Ilustrim

Fajdet: Policia gjeti një letër në xhepin e pejanit që tentoi ta vrasë veten

Prokuroria e Pejës ka sqaruar rrethanat në të cilat zbuloi rastin e dyshimtë të fajdeve.

Pak minuta pasi policia ishte njoftuar se V.SH. kishte tentuar të vrasë veten duke pirë pastrues të banjove policia kishte arritur në vendin e ngjarjes. Gjatë ekzaminitimit të trupit të viktimës V.Sh., Policia kishte gjetur një letër ku shpjegoheshin disa prej arsyeve.

Letra zbuloi se viktima ishte viktimë e fajdeve.

Pak orë më vonë, policia arrestoj Isa D. Binak N, dhe Artan Gj. që të tre të dyshuar për këtë ngjarje.

KALLXO.com raportoi dje për arrestimet e grupit dhe dyshimet se viktima kishte paguar deri në 90 mijë euro para në emër të fajdeve.