Ilustrim

Dyshimet për drogë, arrestohet dhe lirohet djali i Ethem Çekut

Djali i Ethem Çekut, dekanit të Fakultetit të Edukimit të UP-së, është arrestuar mbrëmë për posedim të substancave narkotike.

Ai është liruar në procedurë të rregullt sot me vendim të prokurores Lumturie Hoxha.

Arsye e lirimit sipas prokurores është fakti se ka rezultuar që droga i përkiste shokut të tij e jo djalit të Ethem Çekut, Ard Çeku.

“Është liruar në procedurë të rregullt, sipas të gjitha gjasave ka qenë 0.1 gram. Fillimisht zyrtarët policorë kanë mendu që është e tij, por ka rezultu që është e shokut të tij. Tash e shohim se kujt i përket”, tha prokurorja për KALLXO.com.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Ethem Çekun, dekan i Fakultetit të Edukimit të UP-së, por i njëjti ka qenë i paqasshëm deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.