Foto: Prokuroria e Pejës

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policor në Pejë për keqtrajtimin e një të mituri

Ndaj dy policëve në Pejë, E. L. dhe A.B., është ngritur aktakuzë nën dyshimin se kanë keqtrajtuar një të mitur gjatë ushtrimit të detyrës së tyre zyrtare.

Të dyshuarit ishin suspenduar nga detyra e tyre dhe iu ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Rasti dyshohet të këtë ndodhur më 17 korrik të këtij viti.

Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tyre në drejtim të disa veprave penale.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Kundër zyrtarëve policor me inicialet E. L. dhe A. B. është ngritë akutakuzë për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par. 3 e lidhur me nënpar. 3.1 dhe nenin 31 të KPRK-së, veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 par. 2 e lidhur me par. 1 të KPRK-së si dhe veprën penale të “Kanosjes” nga neni 181 par. 1 të KPRK-së” tha Nikci.

KALLXO.com ka raportuar për këtë rast.