Foto: Gazmend Morina/facebook

Prokuroria tregon pse u arrestua Gazmend Morina

Gjatë ditës së sotme është arrestuar kryeshefi i kompanisë së pastrimit “Unitetit”, në Mitrovicë, Gazmend Morina nga policia e krimeve ekonomike.

Zyrtari për informim në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni ka treguar për KALLXO.com arsyet se pse është arrestuar Morina.

“Me vendim te prokurorit të Mitrovicës është ndaluar Gazmend Morina, arsyeja e ndalimit është dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, arrestimi dhe ndalimi i tij ka ndodh në orën 10 të ditës se sotme”, ka thënë Preteni.

Arrestimin e Morinës e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe avokati i tij Musa Damati. Por ai arrestimin e klientit të tij e ka konsideruar si rast politik.

“Ky është një rast i pastër politik prapa së cilës konsiderojmë se qëndron politika e cila me çdo kush tash e një kohë të gjatë është duke tentuar që  ta atakoj klientin tim, dhe e gjithë kjo po ndodhë si konsekuencë e denoncimeve të përparshme për keqpërdorimet të cilat kanë ndodhur në të kaluarën dhe të cilat i ka raportuar klineti in në ndërmarrje ku tani është kryeshef”, ka thënë Damati për KALLXO.com.