Prokuroria tërhiqet nga ndjekja penale ndaj Liburn Aliut, Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj tij

Prokuroria e Prishtinës në shtator ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu.

Pas tërheqjes së Prokurorisë, Gjykata e Prishtinës e ka hedhur poshtë aktakuzën.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Sipas zëdhënëses, Gjykata ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj Liburn Aliut për shkak se prokurori është tërhequr para leximit të aktakuzës.

“Andaj Gjykata në prani të këtyre rrethanave, duke e pasur parasysh se me tërheqjen e prokurorit para leximit të aktakuzës, më nuk ka objekt shqyrtimi në këtë çështje penale, Gjykata vendosi ta hedhë aktakuzën dhe ta pushojë procedurën penale ndaj të akuzuarit L.A.”, tha Gashi për KALLXO.com.

Kujtojmë se ndaj Liburn Aliut ishte ngritur aktakuzë më 26 korrik të këtij viti.

Edhe Dy Deputetë do të Gjykohen për Hedhje të Gazit

Aktakuza ishte ngritur pasi që ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në një nga mbledhjet e Kuvendit u pa duke u konfiskuar kolegëve të tij deputetë të pozitës kartelat e tyre përmes së cilave ata votojnë, me qëllim të pengimit të votimit të Projektligjit për Demarkacionin.

Liburn Aliu ‘Konfiskon’ Kartelat e Votimit të Deputetëve (VIDEO)

Aktakuza ishte ngritur për  veprën penale të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.