Prokuroria Speciale shënjestron edhe dy raste të reja

Prokuroria Speciale njofton se ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda në takimin e sotëm ka zgjedhur dy raste të reja për shënjestrim.

Rasti i parë që është përzgjedhur për shënjestrim ka të bëjë me veprën penale shpërlarje e parave.

Ndërsa rasti i dytë i shënjestruar ka të bëjë me veprat penale ushtrim ndikimi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se nga rastet e zgjedhura për shënjestrim ka pasuri të sekuestruar që është fituar drejtpërdrejtë me kryerjen e veprave penale.