Pallati i Drejtësisë
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krime të luftës kundër popullatës civile në zonën e Istogut
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit E.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – Krime të luftës kundër popullsisë civile.
“Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e gjashtëmbëdhjetë (16) civilë të nacionalitetit shqiptarë, ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 8 maj 1999, në fshatin Staradran të komunës së Istogut” – thuhet në njoftimin e prokurorisë.
I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.
Sot gjatë ditës është ngritur edhe një aktakuzë tjetër në lidhje me krime lufte.
Aktakuzë për krime lufte kundër ish-pjesëtarit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë