Ragip Begaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ragip Begajt

Prokuroria Speciale, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Ragip Begajt, kryetar i Malishevës, në Gjykatën e Prishtinës.

Prokuroria e akuzon të pandehurin Ragip Begajt për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arsyeja për të cilën akuzohet i pandehuri Ragip Begajt, sipas prokurorisë është se i njëjti dyshohet, se në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtarë ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Me këto veprime prokuroria pretendon se i pandehuri në fjalë ka anashkaluar kompetencat e tij dhe ka dëmtuar buxhetin e komunës.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri Ragip Begajt në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës”, thuhet në njoftim.