Prokuroria Speciale me aktakuzë kundër 15 personave

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Prishtinës, kundër pesëmbëdhjetë të pandehurve, A. K., A. K., I. V., B. I., S. F.,  F. M., A. D., Xh. K., E. J., B. H., N. E., H. K., K. M., T. B., D. R., për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” “Kontrabandimi i Mallrave”, “Shmangie nga tatimi”, dhe  “Shpëlarje e parave”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Aktakuzë kundër pesëmbëdhjetë personave

Prishtinë, 11 janar 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër pesëmbëdhjetë (15) të pandehurve me inicialet A.K, A.K, I.V, B.I,  S.F,  F.M, A.D, Xh.K, E.J, B.H, N.E, H.K, K.M, T.B, D.R , për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Kontrabandimi i Mallrave”, nga neni 317 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), dhe  “Shpëlarje e parave”, në kundërshtim me nenin 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( Kodi Nr.06/L-074), lidhur me nenin 56 (1) (1.5) të Ligjit Nr.05/L-096 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”.