Prokuroria: Sabit Geci i dha 10 mijë euro mito për Arben Çitakun 

Sabit Geci, dyshohet se ka dhënë 10 mijë euro ryshfet për marrjen e një leje mjedisore në Ministrin e Ambientit, sipas dosjes së Prokurorisë së Ferizajt.

Këto dhe veprimet e individëve të tjerë përshkruhen në dosjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për rastin e njohur si “Brezovica”, kopjen e së cilës e ka siguruar KALLXO.com.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ne listën e njerëzve që kanë dhënë apo marrë ryshfet në rastin e njohur si “Brezovica” e liston edhe Sabit Gecin, i cili siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë paratë ia ka dhanë Zijadin Gecit dhe Arbër Xanit të cilët me pas këto dhe para të tjera ja kanë dhanë të pandehurit tjetër Arben Çitakut, ish-sekretarit të MMPH-së.

”Ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016 deri në vitin 2019, si persona zyrtarë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) në Prishtinë, në bashkëkryerje kanë ndihmuar të pandehurin Arben Çitaku, në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës, Komuna Shtërpcë, në atë mënyrë që kanë marrë 70.000 € (shtatëdhjetë mijë euro), nga të pandehurit Gentjan Sula, Rijad Hasani dhe Blerim Imeri, si dhe 10.000€ (dhjetë mijë euro) nga Sabit Geci, të cilat ia kanë dhënë të pandehurit Arben Çitaku me qëllim që të lëshoj pëlqimin ujor për ndërtimin e urës mbi lumin “Murzhica””, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar KALLXO.com

Tutje në dosje shpjegohet se për çfarë arsye palët e përfshira kanë kërkuar leje në Ministrinë e Ambientit.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, këto para janë dorëzuar tek Arben Çitaku për të marrë leje.

“…të cilat ia kanë dhënë të pandehurit Arben Çitaku me qëllim që të lëshoj pëlqimin ujor për ndërtimin e urës mbi lumin “Murzhica e cila lidh kompleksin e vikend-shtëpizave të “Stella Consulting” me rrugën publike, pëlqimin ujor për ndërtimin e urës mbi lumin “Murzhica” e cila lidh kompleksin e vikend-shtëpizave të Lagjes “D” me pronar Rijad Hasani dhe Lagjen “B” me pronar Blerim Imeri me rrugën publike, si dhe pëlqimin mjedisor për kompleksin e vikend-shtëpizave të “Stella Consulting” me pronar Gentjan Sula dhe pëlqimin mjedisor për kompleksin vikend –shtëpize të Lagjes “D” me pronar Rijad Hasani, pëlqimin mjedisor për objektin hotelier “Kaona Hotel” me pronar Sanije Geci, të cilat pëlqime ujore dhe mjedisore ishin lëshuar në kundërshtim me Ligjin për  Ujërat e Kosovës, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për rastin e njohur si “Brezovica”.

Zijadin Geci , Arbër Xani, dyshohen nga Prokuroria për veprën penale “Marrja e ryshfetit” e gjithashtu veprën tjetër penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Në fillim të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt ishte arrestuar ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku.

Vazhdon aksioni “Brezovica”, bastisen 12 lokacione – Pamje