FOTO: KALLXO.com

Prokuroria: Problemet pronësore shkak i përleshjes me armë zjarri te “Mati 1”

Prokuroria e Prishtinës e ka konfirmuar për KALLXO.com se sipas informacioneve të para, të shtënat me armë zjarri që ndodhën ditën e djeshme në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë ku si pasojë dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën, ndodhi për shkak të problemeve pronësore.

Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri e konfirmoi për KALLXO.com se janë arrestuar tre persona lidhur me rastin tragjik që ndodhi dje në lagjen “Mati 1”.

Sa i përket kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarve, Beqiri shtoi se posa ta pranojnë kallëzimin penal nga Policia menjëherë do të bëjnë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarve.

Gjatë pasdites së djeshme, qyteti i Prishtinës u trondit nga një përleshje me armë zjarri ku si pasojë humbën jetën dy persona.

VIDEO +18: Momenti i plagosjes në ‘Mati 1’

KALLXO.com gjatë gjithë kohës raportoi për rastin, të gjitha shkrimet mund t’i gjeni në këtë link.