Prapa grilave - Ilustrim

Prokuroria përgatit kërkesën për paraburgimin e të dyshuarit për vrasjen e gruas në Llaushë

Një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij në fshatin Llaushë të Skenderajt.

48-vjeçarja L.Q gjeti vdekjen nga arma të cilën dyshohet se e shkrepi bashkëshorti i saj Skender Qerimi.

Prokurorja e krimeve të rënda, Fetije Bajrami, tha për KALLXO.com se është duke përgatitur kërkesën për caktimin e paraburgimit.

“Jam duke punuar me kërkesën për caktimin e paraburgimit, seanca do të mbahet sot”, tha Bajrami.

51-vjeçari Skender Qerimi është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa nga policia është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 5 janar rreth orës 13:40.

Skender Qerimi me urdhër të Prokurorisë së Mitrovicës është ndaluar 48 orë.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar pas vrasjes së 48-vjeçares në Llaushë.

RrGK ka kërkuar dënim maksimal për dorasin.