Foto: Ilustrim

Prokuroria: Një video intime, motivi i vrasjes së gruas dhe baxhanakut në Skenderaj

Një video ku pretendohet se shiheshin bashkëshortja dhe baxhanakun i XH.T duke kryer marrëdhënie intime, sipas prokurorisë është motivi i vrasjes së dyfishtë që tronditi Skenderajn vitin e kaluar.

Xh.T akuzohet nga Prokuroria se pasi kishte parë videon kishte marrë pushkën dhe kishte qëlluar baxhanakun dhe motrën e baxhanakut.

I ndjeri D.S. dhe gruaja e tij F.D. kishin dalë para dyerve të shtëpisë për ta pritë të akuzuarin Xh.T, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Sipas dosjes së Prokurorisë derisa i akuzuari ishte duke vozitur nga vetura kishte shtënë të paktën gjashtë herë në drejtim të tani të vrarit dhe gruas së tij, të cilët kishin marr plagë të shumta.

E mbas këtij akti, Prokuroria thotë se i dyshuari Xh.T kur ishte kthyer në shtëpi kishte qëlluar edhe gruan e tij.

Nga sulmi mbeten të vrarë baxhanaku (burri i motrës së gruas) dhe bashkëshortja e Xh.Sh. Ndërsa, motra e gruas së tij (gruaja e baxhanakut) mbeti e plagosur.

Prokuroria në aktakuzë ka përmendur edhe videon si motiv të ngjarjes.

Pas seancës publike ku është lexuar aktakuza dhe përmendur motivi i vrasjes, Gjykata ka vendosur që seancat tjera gjyqësore për këtë rast të mbaheshin të mbyllura për publikun.

Një e tillë është mbajtur edhe sot para gjykatësit Radoslav Markoviq. Në seancën e parë, Gjykatësi Markoviq ka njoftuar palët se shqyrtimi i dytë nuk do të mbahet meqenëse i pandehuri nuk e ka pranuar fajësinë, ndërsa në afatin e caktuar ligjor mund të paraqesin kundërshtimet e tyre.

Me rastin e mbajtjes së shqyrtimit fillestar i pandehuri Xh.T që nga prokuroria po akuzohet për katër vepra penale, ka deklaruar se nuk ndihet fajtor për tri prej veprave të dyshuara, ndërsa e ka pranuar fajësinë vetëm për veprën penale të armëmbajtjes.

Si Ndodhi Vrasja në Skenderaj?