Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-shefit të PTK-së, Shyqri Haxha

10 vjet pas lidhjes së kontratës 9 milionëshe, ngritet aktakuzë ndaj ish-shefit të PTK-së, Shyqri Haxha.

Prokuroria e Prishtinës njofton se ka ngritur ndaj ish-Kryeshef Ekzekutiv të PTK-së, Shyqri Haxha, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale Lidhja e kontratës së dëmshme.

Prokuroria thotë se i akuzuari më 16 prill 2010, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke mos marrë aprovimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri me ç’ rast i ka shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së.

Ngase me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës të dates 14 maj 2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguajë shumën prej 9 milionë euro si dhe shpenzime tjera të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate, shumë e përgjithshme në vlerë prej 9,891,022.81 euro.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.