Ilustrim

Prokuroria në Gjilan ngritë aktakuze një muaj pas aksidentit me fatalitetet

Prokuroria Themelore në Gjilan ka  ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit për shkaktim të një aksidentin me fatalitet me datë 4 korrik.

Në aktakuzën e ngritur rreth një muaj pasi ka ndodhur aksidenti, thuhet se i dyshuari K. Z., me 4 korrik rreth orës 23:00, në rrugën Uglarë- Malishevë, ka shkaktuar një aksident trafiku nga i cili ka vdekur viktima G. S.

Sipas aktakuzës, i dyshuari gjatë drejtimit të automjetit në natën kritike, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është 50 kilometër në orë, i dyshuari duke lëvizur me shpejtësi 89 kilometër të orë, gjatë kalimit në kthesë ka humbur kontrollim mbi automjetin.

Tutje në aktakuzë thuhet se si pasojë se i dyshuari ka lëvizur me shpejtësi të dyfishuar, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka kaluar në shtirin tjetër të lëvizjes, ku ka goditur automjetin të cilin e drejtonte viktima G. S.

Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe nëna e viktimës, F. S., si dhe bashkudhëtarët në automjetin e të dyshuarit , B. Z., A. Z., dhe Z. Z.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin K. Z., ta shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe t’i shqiptojë dënim plotësues ndalimin e drejtimit të automjetit.