Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria mbyll rastin e mauneve me fotot e Putinit dhe Karaxhiqit

Prokuroria e Pejës e ka mbyllur rastin për qarkullimin e dy maunave në qytetin e Pejës, njëri me foton e presidentit rus, Vladimir Putin, e tjetri me fotografinë e shkrimtarit serb Vuk Karaxhiq.

Vozitësit ishin shoqëruar në polici nën dyshimin se janë konsumuar elementet e ndonjë vepre penale.

Prokuroria e Pejës pas trajtimit të rastit ka gjetur se në këtë rast, i cili kishte marrë vëmendje të madhe mediale ditë më parë, nuk janë përmbushur elementet e asnjë vepre penale.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Nuk është gjetur së janë përmbushur elementet e ndonjë vepre penale”, tha Nikçi.

Pejë, arrestohen shoferët e mauneve me fotot e Putinit dhe Karaxhiqit