Prokuroria lëndët do t’ia dërgojë Gjykatës në mënyrë elektronike
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se sot ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Prokurorial për transferimin e lëndëve në mënyrë automatike.
Ndërsa sot Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e të dhënave dhe lëndëve ta bëjnë në rrugë elektronike.
Lidhur me këtë risi në sistemin e drejtësisë, Skender Çoçaj, kishe deklaruar se: “Tani të gjitha lëndët nga Prokuroria në Gjykatë do të pranohen tërësisht në mënyrë elektronike dhe në këtë mënyrë lëndët e ardhura do të procedohen më shpejt dhe më lehtë përmes sistemit, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së punës”.
Këtë marrëveshje e kishte përshëndetur edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, i cili kishte thënë se shteti norvegjez mbetet i përkushtuar për të mbështetur gjyqësorin dhe prokurorinë e Kosovës.
Ambasadori Gronadahl, marrëveshjen e nënshkruar sot në mes KGJK-së dhe KPK-së e kishte cilësuar si mjaft të rëndësishme.