Prokuroria kërkon paraburgimin e të dyshuarve në rastin e 400 kg kokainë

 

Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 7 personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë.

Sipas Prokurorisë, të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve dhe në drejtim të veprës penale armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se dje KALLXO.com ka raportuar për këtë ngjarje.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtaren për informim publik të Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi e cila ka thënë se akoma nuk është caktuar koha e mbajtjes së seancës lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

 

Rasti ‘kokaina’, Prokuroria Speciale do të kërkoj paraburgimin e të dyshuarve

(VIDEO) Pamje e vendit ku është lokalizuar droga e kapur nga Policia