Prokuroria kërkon paraburgim për mikun e Iran Badallajt

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës se sotme në lidhje me shpërthimin që ndodhi në Zhur të Prizrenit, ku mbeti i vdekur një polic dhe u plagosën dy të tjerë, është arrestuar miku (vëllai i gruas) së të dyshuarit për montimin e eksplozivit në shtëpi, Iran Badallajt.

Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar për KALLXO.com se do të kërkohet paraburgimi për mikun e Badallajt.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se për personin e ndaluar, gjatë ditës do të parashtrojë pranë Gjykatës Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe për rolin e mikut të Badallajt në lidhje me rastin por ende është e paqartë një gjë e tillë.

Arrestimi i mikut të Iran Badallajt është bërë me urdhër të prokurorisë, pasi i njëjti po dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

VIDEO: Varrimi i policit Sami Thaqi

.