Qendra e qytetit te Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Prokuroria: Burri nga Deçani zhveshi pantallonat dhe tentoi t’i dhunojë dy gra në Pejë

Një burrë nga Deçani është shpallur fajtor nën akuzën se ka kryer veprën penale të dhunimit të mbetur në tentativë.

Të akuzuarit B.Z. i është shqiptuar dënim me burgim prej 2 vite e 3 muaj.

B.Z. akuzohet se në mesditën e 30 prillit 2020, në një rrugë të Pejës, ka tentuar të kryejë aktin seksual ndaj dy të dëmtuarave duke iu afruar dhe zhveshur pantallonat nën gjunjë.

Njëra prej të dëmtuarave e kishte shtyrë të akuzuarin duke e goditur me shuplakë, ku ai e kap të dëmtuarën për të dy krahët duke e përplasur për toke.

Sipas Gjykatës së Pejës njëra prej të dëmtuarave duke u mbrojtur me një gur e godet të akuzuarin në kokë.

“Në atë moment njëra nga të dëmtuarat bërtet duke thënë: “Ja po vjen Policia” dhe kur i pandehuri dëgjon këto fjalë largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Pejës.