Prokuroria amniston policët në skandalin me Valbona Ndrecajn

Prokuroria e Gjakovës ka pushuar hetimet ndaj tre zyrtarëve policorë Pjetër Përgega, Nisret Prekadini dhe Lendita Zeka, të dyshuar për veprën penale –  keqpërdorim i detyrës zyrtare.

“Nga mbrojtja e të pandehurve- tani të paraqiturve Pjetër Përgega, Nisret Prekadini dhe Lendita Zeka, nga dëshmitë e disa dëshmitarëve të rastit dhe nga provat materiale të siguruara gjatë procedurës së hetimeve nuk është arritë që të provohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se në veprimet e tyre nuk qëndrojnë as elementet e ndonjë vepre tjetër penale, e cila do të mund të ndiqej sipas detyrës zyrtare”, thuhet në aktvendimin e Prokurorisë.

Një gjë të tillë, Prokuroria e Gjakovës po e arsyeton edhe me faktin se te tre të pandehurit nuk ka ekzistuar dashja që të përfitojnë ndonjë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër.

“Këtu kemi të bëjmë më shumë me përgjegjësi disiplinore për veprimet e tre zyrtarëve policorë”, thuhet në aktvendim.

Prokuroria dyshonte se policët në fjalë, në muajin qershor të vitit 2018 kishin shkuar në shtëpinë e Valbona Ndrecajt për t’i marrë fëmijët dhe për t’i dërguar te Pjetër Ndrecaj në mënyrë që ky t’i shihte.

Në këtë Prokurori, nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës më 17 janar 2019 është ushtruar kallëzim penal kundër të pandehurve Pjetër Përgega, Nisret Prekadini dhe Lendita Zeka.

Pastaj në bazë të kallëzimit penal, Prokuroria kishte marrë aktvendim për fillim të hetimeve me datë 31 janar 2019.

https://kallxo.com/neglizhenca-e-drejtesise-vrasesi-i-valbona-nrecajt-gjykohet-per-shuplaken-ndaj-saj/

Kujtojmë se ky rast ka pasur dy viktima. Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e 7 gushtit 2018.

Pjetër Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vjet burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij, Valbona Ndrecaj.

Tragjedia në Gjakovë, dënim me 24 vjet burgim

Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt, iu dha dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Vrasja e gruas dhe vajzës 9 vjeçe: Gjykata Supreme anulon dënimin me burgim të përjetëshëm për Pjetër Ndrecajn

Ndërkohë, ishte djegur edhe shtëpia e Valbona Ndrecajt.

Shtëpia e djegur e Valbona Ndrecaj (FOTO)

Pjetër Ndrecaj nuk e kishte pranuar fajësinë për vrasjen e dyfishtë.

Ndrecaj nuk e pranoi fajësinë për vrasjen e gruas dhe vajzës – VIDEO

Në Gjykatë ai ishte sjellë i prangosur në duar e këmbë.

Ndrecaj sillet në Gjykatë i lidhur me zinxhirë në duar dhe këmbë

Pjetër Ndrecaj, përfundimisht do të rigjykohet në Gjykatën e Gjakovës

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Mbrëmjen e 7 gushtit 2018, Pjetër Ndrecaj kishte qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçare.

Më 2 nëntor 2018, Ndrecaj kishte dalë nga e njëjta sallë e Gjykatës me 24 vjet burg mbi kurriz, ndonëse ishte deklaruar i fajshëm para gjyqtarit Gëzim Pozhegu.

I njëjti kishte shprehur keqardhje, duke e mohuar se kishte pasur për qëllim kryerjen e vrasjes.

https://kallxo.com/pjeter-nrecajt-i-vjen-keq-per-vrasjen-e-gruas-dhe-vajzes/

Për vrasjen e dyfishtë kishte pasur protesta thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.

https://kallxo.com/pjeter-nrecaj-neser-ne-gjyq-per-vrasjen-e-bashkeshortes-dhe-vajzes-se-tij/

Gjykimi i këtij rasti po vazhdon për të dytën herë në Gjykatën e Gjakovës.

https://kallxo.com/neglizhenca-e-drejtesise-vrasesi-i-valbona-nrecajt-gjykohet-per-shuplaken-ndaj-saj/

https://kallxo.com/tragjedia-qe-tronditi-gjakoven-midis-ligjit-e-kanunit/

www.kallxo.com