
Prokurori me masë disiplinore zgjidhet kryeprokuror në Prokurorinë e Gjakovës
Ramiz Buzhala është zgjedhur kryeprokuror në Prokurorinë e Gjakovës.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokuroisë së Gjakovës, Yllka Shehu.
Buzhala garës për kryeprokuror, zyrtarisht i ishte futur me 26 mars 2021.
Kujtojmë se më 2019, në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ ishte transmetuar një hulumtim, ku përmes një video inçizimi, u raportua për mënyrën se si prokurori i Prokurorisë së Gjakovës Ramiz Buzhala, gjatë trajtimit të një rasti e kishte udhëzuar familjarin e një viktime të lënduar në vendin e punës që viktima të tërhiqet nga ndjekja penale e pronari i një biznesi të dënohet më pak, Buzhalës i ishte shqiptuar.
Disa muaj pas këtij raportimi ndaj tij ishte shqiptuar një masë disiplinore për rastin në fjalë.
Afera e filmuar nga KALLXO.com, ndëshkohet prokurori Ramiz Buzhala
Deshirë Jusaj dhe Ramiz Buzhala në garë për Kryeprokuror të Gjakovës