Prizrenasin e zë rryma gjatë ndërtimit të shtëpisë
20.8.2019 - 21:59
Një burrë është dërguar për tretman mjekësor pasi që i njëjti ra në kontakt me energjinë elektrike deri sa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie.
Policia ka njoftuar se burri fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit e më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorati i punës dhe një ekip i KEDS-it. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.