Prapa grilave - Ilustrim

Prizrenasi kërcënon babanë: Liroje banesën ose do të vras

“… Kam me të vra ty dhe gjithë familjen dhe dil prej banesës, se kjo banesë është e imja”, kështu i ishte kanosur babait të tij i dyshuari A. P. nga Prizreni, sipas dosjes së Prokurorisë.

Lidhur me këtë Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh ndaj të pandehurit me iniciale A. P. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri më datën 29 maj, në orët e pasdites në Prizren, saktësisht në banesën e tyre të përbashkët familjare e kanosë viktimën e ndjeshme – babanë e tij.

Në njoftim tutje bëhet se ditur se pasi ishte kanosur nga djali i tij, viktima kishte dalë nga shtëpia.

“Pas kësaj i babi i të pandehurit del nga banesa me qëllim që të qetësohet situata por kur kthehet në banesë vëren se i pandehuri i kishte demoluar disa gjëra të shtëpisë, i pandehuri përsëri në vazhdimësi i drejtohet të dëmtuarit me fjalë “do të vras, liroje banesën”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje sipas dosjes së prokurorisë i dëmtuari nga frika largohet nga banesa dhe e lajmëron rastin në polici.