Prizrenasi dënohet se e shiti gruan për prostitucion

Gjykata e Prizrenit e ka dënuar një të akuzuar me inicialet K.Rr. pasi e gjeti fajtor në veprën penale për prostitucion.

Ai është dënuar me burgim efektiv prej 1 viti dhe një gjobë prej 500 euro.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i akuzuari K.RR nga janari i vitit 2018 në vazhdimësi deri më 18 korrik të këtij viti në Prizren, ka ndihmuar ose kontrolluar gruan e tij, e cila në këtë rast gjyqësor ka qenë në cilësinë e të dëmtuares, për qëllime të prostitucionit.

“I akuzuari K.RR e ka ndihmuar të dëmtuarën në gjetjen e klientëve me qëllim të mundësimit të prostitucionit ku fillimisht përmes telefonit i organizon takime  me klientët në lokale të ndryshme, e me të njëjtit paraprakisht merren vesh lidhur me çmimin e më pas e dërgon të njëjtën në hotele dhe shtëpi të klientëve”, thuhet  në komunikatën e Gjykatës së Prizrenit.