Prizren: Vetura përplaset në mur vdes pasagjeri

Si pasojë e një aksidenti me veturë në qytetin e Prizrenit një person ka vdekur, derisa shoferi është arrestuar. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

I vdekuri ka qenë pasagjer në një veturë e cila ishte përplasur për një mur ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Shoferi i cili kishte marrë lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte  përplasë në një mur. Si pasoj e aksidentit pasagjeri (viktima) mashkull K/Shqiptar  që kishte qenë në veturë kishte vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.