Prizren: Porositi pantollona i erdhën bluza të vjetra

Më 1 shkurt një person nëpërmjet rrjetit “Instagram” kishte porositur nga një kompani 6 palë pantallona, por kishte pranuar disa bluza të vjetra.

Për rastin në fjalë prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale A.K. për vepër penale të mashtrimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari A.K. ka mashtruar një klient duke vepruar si pronar i një kompanie online ka reklamuar produkte përmes Instagramit.

Një klient që po cilësohet i dëmtuar nga Prokuroria më 1 shkurt kishte porositur 6 (gjashtë) palë pantallona nga kompania e të akuzuarit A.K. të cilën porosi e kishte pranuar më 3 shkurt.

Mirëpo pas pranimit të mallit apo porosi i dëmtuari vëren e se porosia nuk ishte e njëjta, por në vend të pantallonave kishte pranuar disa bluza të vjetra.

Me të pranuar porosinë i dëmtuari ka tentuar të njofton të akuzuarin A.K., si pronar i kompanisë, mirëpo përkundër premtimeve të mëhershme nga i akuzuari se do ti kthehej porosia brenda 24 orëve, një gjë e tillë nuk është realizuar nga i akuzuari, madje i njëjti sipas prokurorisë i është shmangur të dëmtuarit duke  mos i treguar adresën dhe as duke mos iu lajmëruar në telefon.

Prokuroria po konsideron se të dëmtuarit i është shkaktuar dëm material në vlerën prej 78 euro, andaj po kërkon që i akuzuari A.K., të dënohet për veprën penale të mashtrimit.