Foto: Ilustrim

Prizren, paraburgim të dyshuarit për vjedhje të arit

Më datë 16 gusht kishte ndodhur një vjedhje e rëndë në Prizren, ndërsa pesë ditë më vonë Policia e kishte arrestuar të dyshuarin.

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit me iniciale B.Q. , i arrestuar me 21 gusht.

Sipas njoftimit të Gjykatës i dyshuari më datë 16 gusht rreth orës 09:30 të mëngjesit, ka shfrytëzuar momentin kur në shtëpinë e të dëmtuarës Xh.J., nuk ishte askush dhe ka hapur me forcë dyert e shtëpisë.

Sipas prokurorisë, pasi i dyshuari kishte depërtuar me forcë në shtëpi nga aty kishte marrë një zinxhir ari dhe bizhuteri në vlerë prej 1,000 euro dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.