Gjykata në Prizren | Foto: KALLXO.com

Prizren: Paraburgim të dyshuarit për rrahjen e gruas dhe vajzës së mitur

Gjykata e Prizrenit ka njoftuar se ndaj të pandehurit R.H. ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh.

Paraburgimi R.H. i është caktuar për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor ndaj viktimave të ndjeshme gruas dhe vajzës së mitur.

Sipas njoftimit i pandehuri R.H. dyshohet se më 6 gusht kishte goditur vajzën e mitur duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa më 8 gusht ai dyshohet se kishte goditur edhe bashkëshorten fillimisht me grushte e pastaj kishte tentuar ta godiste me thikë për ta detyruar të përdorë barna në sasi të mëdha.

Gjykata masën e paraburgimit e ka caktuar pasi është bindur se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale e mund të vijnë pasoja edhe më të rënda.