Prizren, paraburgim për tre të pandehurit për fajde

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit për tre të pandehurit për fajde. Ndërsa për njërin prej të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Ata po hetohen nga prokuroria sepse ekziston dyshimi që në vitin 2017, e deri në vitin 2021 secili ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit).

Sipas komunikatës, të pandehurit në këtë mënyrë kanë përfituar shuma të larta financiare në mënyrë të kundërligjshme duke dhënë para me fajde në kamata të larta.

Po ashtu të pandehurit sipas hetimeve i kanë detyruar të dëmtuarin të veprojë në kundërshtim të pasurisë së tij duke lidhur edhe kontratat për shitblerjen e paluajtshmërive si dhe kompensime të tjera si automjete të cilat janë dhënë në emër të fajdesë, gjithnjë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë

Masa e paraburgimit dhe ajo e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Masa e paraburgimit është caktuar ndaj B.M., S.M., dhe E.M., ndërsa për B.M. masa e arrestit shtëpiak.