Ilustrim

Prizren, në zyrën e një kompanie persona të panjohur vjedhin një armë

Një person nga Prizreni ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar brenda zyrës në kompaninë e tij ku edhe ia kanë vjedhur një revole.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Tutje është thënë se Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, ka thënë Policia.

Vjedhja dënohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Neni 313 i këtij kodi thotë se kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë e cila vlerësohet në shumën prej 50 euro apo më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin

tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.