Ilustrim

Prizren: I dyshuari për drogë, tentoi në prani të Policisë të gjuaj qesen me gati 5 KG marihuanë

 

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me iniciale H. K., sepse i njëjti dyshohet për vepër penale të narkotikëve.

Sipas aktakuzës së Prokurori me datë 1 janar të vitit 2018, në i dyshuari H. K., së bashku me tre të dyshuar tjerë kanë transportuar me qëllim të shitjes substanca të llojit marihuanë.

Sipas prokurorisë i akuzuari H. K., ia jep 750 Euro personit tjetër për blerje të marihuanës, ndërsa kur të njëjtit janë ndaluar nga Policia e Kosovës për kontrollim të automjetit, është vërejtur një qese e zezë në ulësen e pasme të automjetit.

Me rastin e arrestimit nga ana e Policisë të dyshuarit kishin tentuar që qesen e zezë ta gjuajnë larg automjetit, e cila kishte një sasi prej rrth 5 kg marihuanë.