Prizreni. Foto: KALLXO.com

Prizren, arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturit

Prokuroria e Prizrenit njofton se në bashkëpunim me Policinë pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin me inicialet F.J., lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren, rast për të cilin kanë raportuar dëshmitarë dhe mediat.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi”.

Për të njëjtin pritet që të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.