Prizreni

Prizren: Arrestohen 3 persona për grabitjen e 5 mijë eurove në barnatore

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar 3 të dyshuar për veprën penale të grabitjes.

KALLXO.com mëson se rasti ka ndodhur me datë 13 janar ku të dyshuarit të maskuar dhe nën kërcënim të armës kishin arritur të grabisnin 5 mijë euro.

Grabitet një barnatore në Prizren

Me urdhër të Prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, dy meshkujt B.G. 24 vjeçar, dhe L.B., 31 vjeçar, si dhe një e dyshuar femër me iniciale E.L. e  moshës 25 vjeçare.

Deri tek arrestimi i të dyshuarve ka ardhur pasi policët në Prizren kishin siguruar prova dhe dëshmi në lidhje me këtë ngjarje.

Policia fillimisht e kishte gjetur kasafortën e cila ishte vjedhur dhe pas identifikimit të personave të dyshimtë të njëjtit i kishte ballafaquar me provat ku edhe e kanë pranuar se e kanë kryer veprën penale të grabitjes.