Prishtina - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, tenton të kryejë vrasje me armë zjarri, ikën nga vendi i ngjarjes

Një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur një person tjetër.

Policia ka raportuar se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë në mesnatë.

Sipas policisë,  i dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve.

Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.